Kolegji AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prizrenit

24 Maj 2018

Një sërë veprimtarish me interes të përbashkët ka bashkuar Kolegjin AAB me Komunën e Prizrenit. Këto dy institucione nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ndërinstitucional në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën.

Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga rektori i Kolegjit AAB, z. Lulzim Tafa dhe kryetari i Prizrenit, z.Mytaher Haskuka, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Marrëveshja përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës e Prizrenit e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve. AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës e Prizrenit, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

Share: