Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kallxo.com

10 Shkurt 2016

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, Kolegji AAB dhe portali informativ Kallxo.com nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi është krijimi i kushteve sa më të mira për studentët e nivelit bachelor dhe master të Fakultetit të Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB, për të mësuar punën praktike nga ekipet e gazetarëve, redaktorëve dhe anën teknike nga stafi i Kallxo.com. Studentët do të kenë mundësinë të përcjellin punën e këtyre ekipeve në mbledhjen e informacioneve, përpunimin, dhe botimin e zhanreve si lajmit, hulumtimeve, analizës, asistimin në produksionin e emisioneve televizive dhe produkteve të tjera mediale.

“Praktika e realizuar në Kallxo.com, do tu njihet si pikë – kredi në lëndët semestrale në degët e Gazetarisë dhe Produksionit të këtij fakulteti. Praktika do të zgjas 12 javë gjatë semestrit me gjysmë orari”, u tha gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i AAB-së, prof. dr. Lulzim Tafa dhe drejtori ekzekutiv i Kallxo.com, Faik Ispahiu.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, rektori Tafa tha se kjo është vetëm një nga marrëveshjet e lidhurat deri më tani në mes të AAB-së dhe mediumeve vendore dhe ndërkombëtare, dhe se kjo po bëhet gjithnjë më qëllim të ofrimit të mësimit praktik dhe aktiviteteve tjera profesionale relevante në fushat e studimit për studentët tanë.

Share: