Kolegji AAB së shpejti anëtar i SAP University Alliances

8 Korrik 2016

Menaxheri i SAP University Alliances, Jaka Crenivec, vizitoi Kolegjin AAB, ku u takua me dekanen e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Blerta Prevalla, dekanin e Fakultetit Ekonomik, Medain Hashani, dhe me menaxherin e Marketingut, Rizvan Rexha.

Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë që ofron SAP University Alliances për studentët dhe për hapat që duhen ndërmarrë që Kolegji AAB të jetë anëtar i plotë i kësaj aleance të universiteteve, në të cilën ka më shumë se 2400 universitete aktivisht të inkuadruara.

Mysafiri u bëri një vizitë edhe ambienteve të Kolegjit AAB  dhe u nda shumë i kënaqur me infrastrukturën në përgjithësi që ka ky institucion.

SAP është institucion në tregun e softuerit të aplikuar për ndërmarrje, apo paketë softuerike e dizajnuar për të automatizuar dhe integruar të gjitha fushat e biznesit. Kompanitë që përdorin SAP janë si : IBM, Microsoft, Johnson Controls, Konic Minolta,Mazda USA,Nexus Technologies dhe Nisan research and Development Inc.

Share: