KOLEGJI AAB SHPALL KONKURS PËR PLOTËSIM TË VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

18 Janar 2022

Kolegji AAB shpall:
K O N K U R S
Për plotësim të vendeve të lira të punës
Pozita: Zhvillues i softuerit (programues)
I përgjigjet: Drejtorit për teknologji
Vendi i punës: Zyra qendrore në Prishtinë
Vende të lira: 2 (dy)

  1. Detyrat dhe përgjegjësitë:
    a. Siguron funksionimin dhe cilësinë e shërbimeve elektronike, pajisjeve
    b. teknologjike, aplikacioneve softuerike, bazës së të dhënave, sigurinë dhe
    mbrojtjen e të dhënave;
    c. Është përgjegjës për zhvillimin, implementimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e
    aplikacioneve sipas kërkesave të sektorëve;
    d. Është përgjegjës për administrimin e sistemit të postës elektronike, llogarive të
    portalit e-service dhe ID-kartelave;
    e. Eviton dhe zgjidh problemet teknologjike të cilat paraqiten në pajisjet
    teknologjike dhe aplikacionet softuerike;
    f. Është përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave;
    g. Propozon dhe inicion zhvillimin e aplikacioneve të reja;
    h. Siguron funksionim të mirë dhe të shpejtë të aplikacioneve;
    i. Përcjell trendët dhe zhvillimet më të reja në fushën e teknologjisë dhe i
    implementon ato në sistemet aktuale;
    j. Është përgjegjës për konfidencialitetin e të dhënave me të cilat administron në
    përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
    k. Publikon planin e punës në E-manager;
    l. Kujdeset për ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të institucionit;
    m. Përpilon raporte dhe gjeneron statistika sipas kërkesave të sektorëve;
    n. Kryen edhe punë tjera që i cakton mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë
    së vet.
  2. Përgatitja profesionale dhe kualifikimet:
    a. Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, telekomunikacion ose të
    ngjashme;
    b. Të ketë përvojë pune së paku 2 vite në zhvillimin e aplikacioneve;
    c. Trajnime dhe certifikata në fushën përkatëse;
    d. Njohuri në fushën e teknologjisë informative, inxhinieri softuerike, sistemeve
    kompjuterike:
    o C#
    o VB.NET
    o HTML (HTML 5)
    o JAVASCRIPT
    o Bootstrap/CSS
    e. Të ketë përvojë në këto tipe të aplikacioneve:
    o MVC Application
    o Windows Forms
    o Web API
    f. Të ketë përvojë në krijimin e raporteve me:
    o Crystal Reports
    g. Përvoja dhe njohuritë për bazat e të dhënave është përparësi:
    o Njohuri me SQL Server
    o Njohja e gjuhës TSQL për analizën e sistemit ekzistues dhe
    mirëmbajtjen e tij
    o Njohja e punës me Stored Procedure
    o Njohja e Entity Framework për komunikim me bazë të të dhënave dhe
    njohja e dapper ose ADO.NET
  3. Aftësitë kryesore, njohuritë, shkathtësitë e kërkuara:
    a. Aftësi të shkëlqyera në analizimin dhe zgjidhjen e problemeve;
    b. Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    c. Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e kohës;
    d. Aftësi për të punuar në presion;
    e. Aftësi të mira të punës dhe komunikimit në ekip;
  4. Dokumentacioni i nevojshëm:
    Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin duke përfshirë një CV, të
    shoqëruar me dokumentacionin përkatës lidhur me përgatitjet shkollore dhe përvojën
    e kërkuar të punës. Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen
    për intervistë.
  5. Dokumentacioni i kërkuar për aplikim dorëzohet përmes e-mailit në:
    [email protected]
  6. Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 01.02.2022, ora 16:00.

Share: