Kolegji AAB triumfon në garat e organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës

28 Qershor 2022

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Kolegjit AAB u dalluan me sukseset e arritura në Ligat Universitare. Garat u organizuan nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës derisa morën pjesë studentë nga universitetet publike dhe private të Kosovës.

Sukseset e studentëve të Kolegjit AAB në këto gara janë:

PingPong: Kolegji AAB (M) vendi i parë dhe

Futsall: Kolegji AAB vendi i katërt

Me këtë rast ekipet fituese u shpërblyen me kupa, mirënjohje dhe medalje.

Në ceremoninë e organizuar nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, z. Fatmir Pireva, uroj studentët fitues dhe i falënderojë FSUNK-në për organizimin e këtyre aktiviteteve sportive për studentët.

Share: