Kolegji AAB – UNIK, thonë studentët austriakë

Një delegacioni i studentëve përfaqësues nga Austria, OH, qëndruan për vizitë në Kosovë si rrjedhojë e bashkëpunimit ndërkombëtar që kanë nisur bashkë me Unionin e Studentëve të Kosovës. Ky delegacion në përbërje të Felix Klein, Alex Schlair dhe Wiebke Fischbach, në agjendën e vizitave pati edhe Kolegjin AAB.

Gjatë qëndrimit në Kolegjin AAB ata u njoftuan së afërmi me infrastrukturën unike dhe moderne, u takuan me studentët e Kolegjit AAB ku diskutuan rreth përfaqësimit studentor në Unionin e Studentëve të AAB-së dhe rolit të tij, ndërsa u mirëpritën nga prorektori, z.Shemsedin Vehapi. Prorektori Vehapi i informoi studentët austriakë rreth kushteve e programeve që i ofron Kolegji AAB, si dhe për elementin më të rëndësishëm, rëndësisë që i kushton Kolegji AAB zërit të studentëve. 

Kryetarja e Unionit të Studentëve të Kosovës, studentja Krenare Çerkini e cila e shoqëroi delegacionin austriak tha se mysafirët ndërkombëtarë u ndanë të impresionuar me pritjen e bërë në hapësirat e Kolegjit AAB, ndërsa ishin të mahnitur me kushtet e studimeve dhe infrastrukturën që AAB ofron për studentët e vet, duke e cilësuar si një institucion unik.

INSTITUTI AAB
APLIKO