Kolegji AAB uron të gjithë maturantët në Provimin e Maturës

Mijëra maturantë, nga të gjitha shkollat e komunave të Kosovës, edhe sot ishin pjesë e Shkollës Përgatitore të Testit të Maturës, e cila u organizua nga Kolegji AAB që nga data 27 maj 2019.
Me një pjesëmarrje rekorde në të tre kampuset e Kolegjit AAB në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, maturantët përfituan nga kjo mundësi për të përsëritur materialin mësimor të të gjitha viteve të shkollimit të mesëm, e me të cilin do të sfidohen në testin e maturës që do të mbahet në ditët në vijim.

Në këtë projekt madhor, u angazhuan dhjetëra arsimtarë nga më të mirët e shkollave të mesme, ndërsa shprehin besimin se të gjithë vijuesit e këtyre kurseve do t’ ia dalin me sukses të përfundojnë testin e maturës.

Sot, në përmbyllje të pjesë së parë të kurseve maturantët patën rastin të bëhen pjesë e një super-feste të organizuar nga Kolegji AAB e cila u mbajt në kampusin e Prishtinës.
Të lumtur dhe plot entuziazëm qindra e qindra nga ta nuk hezitojnë të shprehin edhe gëzimin e tyre që në tetor do të rikthehen sërish në Kolegjin AAB, në cilësinë e studentit.

Kolegji AAB uron të gjithë maturantët në testin e maturës dhe i mirëpret të bëhen pjesë e tij në vazhdimin e shkollimit të tyre universitare!

 

INSTITUTI AAB
APLIKO