Koleksione dhe dizajne unike të studentëve të Dizajnit të Modës në Kolegjin AAB

8 Tetor 2021

Gjenerata e 5-të e diplomuar e Dizajnit të Modës në Kolegjin AAB, vjen me dizajne dhe koleksione unike të studentëve që për 3 vjet ia besuan zhvillimin e tyre profesional Kolegjit AAB.

Ky program studimor tashmë është dëshmuar që është programi më i mirë dhe më i përsosur që ofrohet në vendin tonë, e ku studentët kanë fatin të mësojnë nga profesionistët më të mirë të kësaj fushe në vend dhe jashtë si Krenare Rugova, Flutura Dedinja, Hana Zeqa, Damjana Celcar nga Sllovenia, etj..

Ndryshe nga gjeneratat e tjera, ku të diplomuarit kanë sjellë punën dhe kreacionet e tyre përmes sfilatave të organizuara për publik të hapur, këtë vit përmes përzgjedhjes së koleksioneve më të realizuara të diplomantëve tanë, ju sjellim video-sfilatën e realizuar në ambientet e Kolegjit AAB.

Këto ambiente insipiruese i shtojnë edhe më shume vlerën kreacioneve të dizajnerëve të ardhshëm të Kosovës.

Ndiqeni kronikën e realizuar nga ekipi i emisionit @studioA:

Share: