Komandanti i KFOR-it Salvatore Cuoci bashkëbisedoi me studentët e Kolegjit AAB

1 Qershor 2018

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit AAB, ku foli për sigurinë në vend.

Ai para studentëve tha se reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë tregon se siguria në vend është stabile.

“Më herët kanë qenë 55 mijë trupa të NATO-s në Kosovë, ndërsa tani janë vetëm 4 mijë. Kjo dëshmon se siguria në Kosovë është stabile dhe se nuk ka nevojë për forca të tjera”, u shpreh komandanti Cuoci para studentëve.

Sipas tij, një ndër arsyet që KFOR-i është ende në Kosovë, është se dëshirojnë një Kosovë më të zhvilluar se kjo që është sot dhe më të avancuar në të gjitha drejtimet.

Ai, gjithashtu foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, për themelimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Ne po punojnë në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të garantonte një stabilitet të qëndrueshëm në rajon. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, theksoi komandanti Cuoci.

Ky takim u shoqërua edhe me një debat interaktiv me pyetje të shumta të studentëve të Kolegjit AAB, të cilave iu përgjigj komandanti i KFOR-it në Kosovë, Salvatore Cuoci.

Share: