Kompania KOLB Group ka filluar rekrutimin e studentëve të Kolegjit AAB për punë sezonale në Gjermani

8 Korrik 2021
Photo by: Tripadvisor

Photo by: Tripadvisor

Si rezultat i marrëveshjes së arritur për bashkëpunim, në mes të Kolegjit AAB dhe Kompanisë Gjermane për Hotelieri dhe Turizëm KOLB-Group, grupi i parë i studentëve të Kolegjit AAB tashmë kanë arritur në Gjermani dhe kanë filluar me punën e tyre sezonale në resortin turistik të ishullit Langeoog.

Angazhimi i studentëve në projekte të këtilla sezonale, vlerësohet shumë nga studentët sepse përveç përvojës kjo shihet edhe si një mundësi e jashtëzakonshme për pavarësimin e tyre ekonomik dhe arritje për mbulimin e shpenzimeve studentore.

Nga ana tjetër, studentët që tashmë kanë filluar punën dhe ata që do të përzgjidhen në vazhdim, do të jenë pjesë edhe të një projekti më të madh të kësaj kompanie, për kurset e gjuhës gjermane dhe trajnimin e tyre për punën të cilën do ta kryejnë. Studentët që tashmë janë vendosur në Langeoog, janë: Joni Pecmarkaj, Jona Pecmarkaj, Freskim Dedushaj dhe Binak Gjonbalaj.

Share: