Konferenca e dytë studentore e Fakultetit Ekonomik “Ndikimi i masave anti-Covid19 në ekonominë e Republikës së Kosovës”

20 Maj 2021

Kemi kënaqësinë të ftojmë studentët e nivelit master nga të gjitha institucionet akademike në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe më gjerë në rajon, për të kontribuar në këtë konferencë duke u bazuar dhe fokusuar në temat e kësaj konference.

Qëllimi kryesor i organizimit të Konferencës Shkencore Studentore është që të pasqyrojë ndikimin e masave anti COVID 19 në ekonominë e Republikës së Kosovës dhe masat që do të duhet të ndërmerren për të rimëkëmbur ekonominë.

Kjo konferencë në mes tjerash do të analizojë dhe vlerësojë, politikat/vendimet e miratuara nga qeveria lidhur me masat anti COVID 19 dhe si ato kanë ndikuar në ekonominë e vendit, duke përfshirë:
të hyrat/shpenzimet publike dhe private, performancën e bizneseve, nivelin e punësimit/papunësisë, etj..

Konferenca do të trajtojë tematikat si:
“Ndikimi i pandemisë Covid19 në të bërit biznes”
“Ndikimi i pandemisë Covid19 në tregun e punës”
“Ndikimi i pandemisë Covid19 në indikatorët makroekonomik”
“Ndikimi i pandemisë Covid19 në sjelljen konsumatore”

Për më shumë detaje rreth afateve dhe pjesëmarrjes, ju lusim të klikoni në linkun e konferencës:

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19