Konferenca e IV-të Ndërkombëtare për Gjuhësi, Letërsi dhe Edukim sjell rreth 60 studiues nga Evropa dhe rajoni në Kolegjin AAB

2 Shtator 2019

Organizuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze dhe Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, më 7 shtator 2019 do të organizohet Konferenca e katërt shkencore për Gjuhësi, Letërsi dhe Edukim, në partneritet me “Pedagogical University of Cracow”, Poloni, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Shqipëri, dhe Universitetin “St. Kliment Ohridski” Manastir, Maqedonia e Veriut. 
Kjo konferencë do të shërbejë si një urë lidhëse midis studiuesve nga vendi dhe bota për të shpalosur gjetjet e tyre dhe për të shkëmbyer eksperiencat e përdorimit të metodave më bashkëkohore hulumtuese në fushat përkatëse.
Më shumë se 60 studiues nga rajoni dhe bota do të prezantojnë hulumtimet e tyre në disiplinat e gjuhësisë, letërsisë, albanologjisë, metodologjisë së mësimdhënies, etj..
Një risi e konferencës së sivjetshme është edhe bashkëpunimi i profesorëve të Kolegjit AAB me ish-studentët e programit MASTER të këtij kolegji. Një numër i konsiderueshëm i tyre do të prezantojnë projekte të përbashkëta, ku ish-studentët janë autorë të parë kurse profesorët janë autorë të dytë.
Hapja solemne e konferencës do të mbahet të shtunën më 07 shtator 2019, me fillim në orën 10.30.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19