Konferenca globale për AI: Publikohet Libri i abstrakteve, 70 studime nga 15 vende të botës

3 Qershor 2026

Është publikuar Libri i abstrakteve i konferencës shkencore ndërkombëtare për studiuesit e rinj në të
cilën do të marrin pjesë autorë nga të gjithë kontinentet dhe do të prezantohen 71 kumtesa.

Fjala është për konferencën e titulluar “Communication in the Age of AI: Transformations, Politics, and Society”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë 81 autorë të cilët vijnë nga 15 vende të botës, si: Kanada, ShBA, Brazil, Itali, Rumani, Turqi, Rusi, Indonezi, Maroko, Pakistan, Indi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut etj.

Është interesant të theksohet se Komiteti Shkencor Ndërkombëtar i konferencës ka pranuar edhe abstraktet e studentëve të masterit të Kolegjit AAB të cilët kanë krijuar 4 panele me dhjetëra prezantime në këtë konferencë shkencore.

Konferenca është e organizuar nga Kolegji AAB në bashkëpunim me Universitetin Cyrila & Methodius të Sllovakisë, Universitetin e Tiranës, Universitetin Algebra Bernays të Kroacisë dhe Institutin e Komunikimeve të Greqisë.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet në Kolegjin AAB të shtunën me 6 qershor, i ndarë në 8 panele njëkohësisht.

Me gjerësisht, shih Librin e abstrakteve duke klikuar këtu.

Share: