Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa priti në takim studentët pjesëmarrës në garat e Ligës Universitare

1 Korrik 2022

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Kolegjit AAB u dalluan me sukseset e arritura në Ligat Universitare, organizuar nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës ku morën pjesë studentë nga universitetet publike dhe private të vendit.

Sukseset e arritura të studentëve të Kolegjit AAB në këto gara janë:

PingPong: Kolegji AAB (M) vendi i parë dhe

Futsall: Kolegji AAB vendi i katërt.

Në ceremoninë e pritjes, Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa tha që ndihem shumë krenar me suksesin e arritur të studentëve tanë dhe u premtoj përkrahje të vazhdueshme studentëve dhe profesorëve të cilët kanë dhënë kontribut për arritjen e këtij rezultati. Ndërsa, prorektori për çështje mësimore në AAB, Shemsedin Vehapi gjithashtu i uroj studentët për rezultatin e arritur dhe njëkohësisht tha se kjo është një përvojë e jashtëzakonshme sepse në të ardhmen do të jenë ata të cilët do organizojnë aktivitete të ndryshme sportive. Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Fatmir Pireva gjithashtu i përshëndeti studentët dhe profesorët të cilët kanë dhënë kontribut lidhur me pjesëmarrjen në këto gara dhe u shpreh inkurajues që në të ardhmen marrë parasysh kapaciteteve rezultati do të jetë i garantuar.

Share: