Kryetari i Unionit të Studentëve të Evropës, ESU, viziton Kolegjin AAB

19 Prill 2018

Të premten, më 20.04.2018, në Kolegjin AAB do të vijë për vizitë, kryetari i Unionit të Studentëve të Evropës, ESU, Helge Sander Lie Schwitters ku do të takohet me kryesinë e Unionit të Studentëve të AAB-së dhe me studentët. 
Takimi do të mbahet në Qendrën Mediale, duke filluar nga ora 11.00, ku studentët do të kenë mundësinë të njoftohen nga afër rreth ESU-së, nga prezantimi i Kryetarit të ESU, z.Schwitters,

Takimi do të jetë interaktiv dhe studentët do të kenë rastin që të inforomohen rreth funksionimit të këtij organizimi studentor, pjesë e të cilit pritet të bëhet edhe Unioni i Studentëve të Kosovës. Ndërsa temë boshte e këtij takimi do të jetë sistemi i arsimit të lartë në Kosovë dhe perspektiva e studentëve.

Kujtojmë se vizita e kryetarit të studentëve të Evropës, në Kosovë dhe në Kolegjin AAB, vjen pas takimit me të që kishte ditë më parë në Estoni, nënkryetarja e Unionit të Studentëve të Kosovës, studentja e AAB-së, Krenare Çerkini.

Share: