Leutrina dhe Rina, studente të AAB-së, studimet universitare do t’i vijojnë në Lituani, në kuadër të projektit Erasmus + Mobility

13 Shtator 2017

Në saje të bashkëpunimit të Kolegjit AAB me universitetet më prestigjioze në Evropë dhe më gjerë, Leutrina Bajrami dhe Rina Doda, të cilët janë duke i vijuar studimet  në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, semestrin vjeshtor të vitit akademik 2017/18, me bursë të plotë do ta ndjekin në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, në Lituani.

“AAB është institucion ku studentët kanë mundësi të përfitojnë profesionalisht, në karrierë dhe ta gjejnë veten shumë lehtë në tregun punës. Në kuadër të mundësisë së krijuar për shkëmbimin e studentëve, jam e lumtur që arrita të pranohem në këtë projekt andaj mezi po pres të shkoj në Lituani”, tha studentja Leutrina Bajrami.

Ky është viti i tretë me radhë që Kolegji AAB, në kuadër të projektit Erasmus+ Interenational Credit Mobility, projekt që financohet nga fondet e programit Erasmus për institucionet arsimore të BE-së dhe Evropës Juglindore bashkëpunon me shumë universitete ndërkombëtare.

Gjatë këtyre viteve të bashkëpunimit, dhjetëra studentë të AAB-së kanë pasur mundësinë që me bursa të plota të mbarojnë një semestër akademik në universitete të njohura të Gjermanisë, Polonisë e Lituanisë, ndërkohë që së shpejti do të nënshkruhen edhe marrëveshje të tjera me universitete prestigjioze nga vende të tjera të BE-së.

Share: