Licenca gjermane e infermierisë, realitet për ata që studiojnë në Kolegjin AAB

21 Shtator 2021

Elona Musliu dhe Flaka Prebreza dy të diplomuara në Fakultetin e Infermierisë në Kolegjin AAB, janë punësuar dhe sot mbajnë në duart e tyre licencën gjermane të profesionit të infermieres.

Elona dhe Flaka, përveç përgatitjes profesionale, duke qenë pjesë e PKP (Programit për Karrierë dhe Punësim), kanë fituar veç tjerash edhe mundësinë për përgatitjen e provimit të licencës gjermane, një mundësi e cila iu jepet të gjithë studentëve të Fakultetit të Infermierisë që janë pjesë e këtij programi.

Mundësia që krahas studimeve universitare, të arrihet edhe niveli B2 i gjuhës gjermane krahas kërkesës së madhe për punëtorë shëndetësorë në Gjermani, është një mundësi unike që ofrohet në AAB përmes Institutit Lingua e që është pjesë e PKP-së.

Duke ndjekur studimet në Kolegjin AAB dhe Programin për Karrierë dhe Punësim, dhjetëra të rinj sot janë punësuar në klinika të njohura gjermane dhe po japin kontributin e tyre profesional, madje edhe duke u dalluar si punonjës të shquar dhe të vlerësuar për profesionalizëm të lartë.

Për të qenë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim apliko në: pkp-aab.com

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19