Të nderuar studentë,
kemi kënaqësinë t’ ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën e organizuar nga Kolegji AAB me kryetarin e komunës së Kaçanikut, z. Besim Ilazi, me temën “Qeverisja lokale, me theks të veçantë Komuna e Kaçanikut”.
Ligjërata do të mbahet të martën, më 13 nëntor 2018, nga ora 13:00 në Kolegjin AAB, dega në Ferizaj.
Ligjërata është e hapur për të gjithë të interesuarit!
Ju mirëpresim!