Lulzim Tafa përfaqëson Kosovën në Francë

21 Korrik 2017

Poeti i shquar kosovar Lulzim Tafa, me ftesë të autoriteteve franceze, po merr pjesë në një ndër festivalet më të njohura të poezisë në botë “”Festival Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée”, që po mbahet në Sete të Francës. Përveç z. Tafës, në këtë festival po marrin pjesë edhe poetët më të njohur të shumë shteteve të botës.

Poeti Lulzim Tafa, është njëri ndër poetët tanë më të njohur në botë, dhe poezia e tij është botuar dhe përkthyer në shumë gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën frënge.
Festivali i poezisë ka filluar sot, më 21 dhe zgjat deri më 29 korrik dhe zgjon interesim të madh te francezët.

Poeti Lulzim Tafa, në këtë festival e përfaqëson Kosovën, ndërsa Shqipërinë Xhevahir Spahiu.

Share: