Marrëveshje mirëkuptimi mes Kolegjit AAB dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

29 Janar 2021

Me inciativë të dekanatit të Fakultetit të Adminisitratës Publike, Prof. Ass. Dr. Petrit Bushi, dekan dhe Prof. Ass. Dr. Donik Sallova, prodekan, rektori i Kolegjit AAB, Dr.Sc. Bujar Demjaha nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Autoritet Kosovar të Konkurrencës, z.Valon Prestreshi.
Kjo marrëveshje që u nënshkrua në premisat e Kolegjit AAB ka për qëllim bashkëpunimin, mbështetjen dhe bashkërendimin e aktiviteteve në mes të dy institucioneve dhe synon të promovojë përpjekjet e përbashkëta në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok.


Të dy institucionet do t’i bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e avancimit të jetës akademike dhe profesionale përmes: bashkëpunimit në zhvillimin e moduleve dhe programeve të ndryshme të studimit; vendosjes në kurrikulën e AAB-së së një lënde në fushën e politikës së konkurrencës në dakordim të plotë me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës; shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira, ekspertëve dhe literaturës përkatëse për zhvillimin institucional, me qëllim të avancimit profesional dhe akademik të studentëve dhe stafit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës; hartimit të programeve hulumtuese dhe kërkimore konform kërkesave dhe interesave dypalëshe; organizimit të përbashkët të veprimtarive shkencore dhe profesionale si: simpoziume, seminare, konferenca, tryeza, shkolla verore, trajnime etj.; ndikimit pozitiv në përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës; mbështetjes teknike dhe organizative dy palëshe; mbajtjes së ligjëratave (me tema të veçanta) nga ana e anëtarëve të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës para studentëve të AAB-së; botimit të punimeve profesionale dhe akademike të anëtarëve të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës në revistën shkencore THESIS konform standardeve që i përcakton redaksia e revistës; realizimit të formave të ndryshme të bashkëpunimit konform vullnetit dhe interesit të
përbashkët.
Në takim ishin të pranishëm edhe prorektorja pë marrëdhënie ndërkombëtare dhe bashkëpunim, Prof. Ass.Dr. Venera Llunji dhe z. Sakip Imeri dhe znj. Fatime S. Haziri nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Share: