Maturantët tashmë kanë vendosur se ku do t’i vazhdojnë studimet

29 Maj 2018

Mijëra maturantë të të gjitha komunave të Kosovës shfrytëzuan mundësinë e ofruar nga Kolegji AAB për të ndjekur Shkollën Përgatitore për Testin e Maturës 2018, e cila zgjati për dy javë rresht.

Krahas kurseve përgatitore për maturë, të cilat u ofruan pa pagesë, maturantët patën mundësinë që të jenë pjesë edhe të një seri aktivitetesh të organizuara për ta në Kolegjin AAB.

Ata patën mundësinë të takohen edhe me studentët aktual të AAB-së, nga të cilët mësuan për përvojat e tyre si studentë në programet e ndryshme që ofron ky kolegj.

Po ashtu, maturantët zhvilluan takime edhe me stafin akademik dhe atë administrativ, ku u njoftuan në detaje rreth programeve dhe mundësive që ofron Kolegji AAB.

Maturantët nga e gjithë Kosova të cilët ndoqën kurset e Shkollës Përgatitore për Testin e Maturës në Kolegjin AAB, ishin të impresionuar me kushtet që ofron ky kolegj pas vizitës së tyre edhe në teatrin modern, sallat e mësimit, laboratorët, bibliotekën e pasur më shumë tituj, palestrën sportive, si dhe ambientet e tjera relaksuese.

Arian Dervishi, maturant:

Përshtypja e ime pas vizitës në Kolegjin AAB ka qenë mjaft pozitive. Kam parë objektet shumë të mira, pastërti shumë të lartë si dhe jam ndarë shumë i kënaqur me mirëpritjen. Unë tani e mbaroj shkollën e mesme të mjekësisë dhe në këtë drejtim dua t’i vazhdoj edhe studimet. Në Kolegjin AAB u informova se kam shumë mundësi që t’i ndjek studimet në njërën nga programet e Fakulteti të Shkencave Mjekësore.

Blerina Berisha, maturante:

Ka qenë një mirëpritje shumë e mirë. Më pëlqen objekti gjithashtu edhe profesorët dhe kolegët e tjerë. Është një kolegj që ofron kushtet më të mira vend për maturantët.

Sadete Dragaj, maturante:

Kam qenë edhe më herët në vizitë, pasi edhe mendoj që studimet e mija t’i vazhdoj në Kolegjin AAB. Pos kushteve që janë shumë të mira, edhe stafi dhe profesorët na kanë pritur shumë mirë dhe kjo na motivon më shumë që të kemi sukses gjatë studimeve.

Besmir Bekaj, maturant: 

Në momentin e parë që hynë në objektin e Kolegjit AAB, sheh pamje mahnitëse, me një infrastrukturë dhe rregullim perfektë. Këto hapësira janë shumë interesante edhe për studentët aktual, por edhe për neve si maturantë si studentë të ardhshëm. Besoj se në një të ardhme të afërt unë do të jem pjesë e këtij kolegji.

Ardit Dervishi, maturantët: 

Unë kam dëgjuar për AAB-në se është njëri ndër kolegjet më të mira, më mësimet më të mira, me profesorët më të mirë dhe perspektivën më të mirë pas studimeve. Pas vizitës time këtu, tashmë nuk kam asnjë dyshim se ky kolegj është më i miri. Pos sallave dhe ambienteve të tjera, vizitova edhe bibliotekën e AAB-së. Kjo bibliotekë ishte shumë e pasur me libra dhe kishte shumë hapësirë për studentët. Gjithashtu edhe objekti është i stërmadh, posedon të gjitha kushtet që i duhen një studenti për të arritur sa më lartë.

Erblina Sekiraqa, maturante: 

Kjo vizitë në Kolegjin AAB ishte një eksperiencë shumë e mirë dhe e duhur për këtë kohë. Gjatë këtij kursi përgatitor për test të maturës, profesorët kanë shpjeguar shumë qartë të gjitha mësimet dhe kjo na la hapësirë t’i kuptojmë shumë mirë të gjitha ushtrimet. Ndërsa Kolegji AAB më dha përshtypje shumë të mira, andaj edhe të gjithë maturantëve ua rekomandoj që të vijnë të studiojnë këtu.

Arianit Peci, maturant: 

Që në hyrjen në objekt morën përshtypjen e një kolegji serioz, një hapësire mjaft të këndshme, sallat ishin në nivel, gjithashtu edhe stafi, të cilin e falënderoj shumë për mirëpritjen që na ka bërë. Nuk është hera e parë që e vizitoj këtë kolegj. E them bindshëm që Kolegji AAB është një lider në fushën e studimeve, shpresoj se do të jem pjesë e tij në të ardhmen.

Share: