Mbahet konferenca “Promovimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA-së) përmes edukimit” nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Juridik

9 Dhjetor 2023
The conference "Promotion of the Stabilization and Association Agreement (SAA) through education" is held by the Faculty of Economics and the Faculty of Law

Është mbajtur konferenca “Promovimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi (MSA-së) përmes edukimit” në kuadër të projektit “EU Business Law” me koordinator profesorin e Fakultetit Ekonomik, Donat Rexha. Kjo konferencë u zhvillua me panelin e përbërë nga Luica Parducci e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, profesoreshës Pranvera Dalloshi, profesorit Mentor Borovci dhe Kujtim Gjevori nga Powerpack & Scampa.

Prorektorja e Kolegjit AAB, Venera Llunij, vlerësoi ndikimin që ka arsimi i lartë në zhvillimin e vendit dhe kjo rëndësi është e ndarë në shtresa të shumta që shkojnë përtej ngritjes personale të individit. Andaj, si të tilla institucionet arsimore kanë për detyrë të zhvillojnë këto marrëveshje dhe projekte.

Luica Parducci nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë foli për ndërlidhjen që ka arsimi dhe MSA, duke shtuar se në këtë kontekst ka një rol krucial dhe programi Erasmus+ mbështet këto iniciativa. Ajo shtoi se ky projekt është zhvilluar në kuadër të modulit Jean Monnet që Kolegji AAB ka fituar në 2021.

Profesoresha Pranvera Dalloshi prezantoi për të pranishmit një hulumtim të realizuar bashkë me profesorin Donat Rexha dhe profesorin Mentor Borovci, në bashkëpunim me studentët e Fakultetit Ekonomik me temën “Implikimet e përputhshmërisë me kërkesat e BE-së për produkte në kostot dhe të hyrat e sektorit prodhues në Kosovë”, e cila për qëllim kishte një analizë gjithëpërfshirëse në lidhje me ndikimin e procesit të pajtueshmërisë me kërkesat e BE-së për produktet në perfomancën financiare, respektivisht kostot dhe të hyrat e ndërmarrjeve prodhuese kosovare.

Profesori Mentor Borovci që njëherazi ishte edhe autor i Manualit “Të bërit biznes në tregun e Bashkimit Evropian” bashkë me profesoreshën Pranvera Dalloshin dhe profesorin Donat Rexha, tha se kishte sfida të ndryshme në përgatitjen e manualit dhe konceptimin e strukturës së tij. Por shtoi se ky manual do shërbej për të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridk dhe përmban udhëzime kyçe që respektohen në tregun e Bashkimit Evropian që duhet të merren parasysh nga bizneset kosovare.

Kujtim Gjevori ndërmarrës në industrinë e prodhimit tregoi për përvojat e tij që ka në këtë fushë dhe anët pozitive që kishte MSA për tregun jashtë kufijve të Kosovës.

Në fund u zhvilluan diskutime të shumta dhe u parashtruan pyetje nga studentët prezentë rreth projektit, manualit dhe në përgjithësi MSA-së.

Share: