Mbahet panel diskutimi në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë

11 Shkurt 2025

Me temën “Vështirësitë dhe prioritetet e vajzave dhe grave në shkencat ekzakte”, është mbajtur panel diskutimi në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave në Shkencë, i udhëhequr nga profesoresha e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Edlira Qefalija, gjatë të cilit u vunë në pah çështje të rëndësishme që ndërlidhen me pjesëmarrjen e grave në këtë fushë.

Ky panel u organizua në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale, ndërsa morën pjesë dekanja Saranda Shatri, koordinatorja Diana Qarkaxhija dhe një pjesë e stafit akademik nga ky fakultet.

Dekanati i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe profesorët, folën për numrin e grave që studiojnë në programet që ofron fakulteti. Ata theksuan se vërehet dukshëm pjesëmarrja në numër të lartë e grave në shkencë që pasohet me sukseset e tyre, teksa presin që në vitet vijuese të ketë interesim edhe më të madh nga ana e tyre, duke pasur parasysh zhvillimet e hovshme teknologjike.

Kontribut në këtë panel diskutimi dhanë edhe prorektorja Venera Llunji, profesoreshat Lauresha Ramadani, Arbëresha Aliçkaj, Malësore Gashi, Lirika Bërdynaj dhe studentet pjesëmarrëse.

Share: