Mbahet sesion informues për studentët e Kolegjit AAB rreth shkollës verore GUSSEG

2 Nëntor 2023
An information session is held for AAB College students about the GUSSEG summer school

Të gjithë studentët e Kolegjit AAB nga niveli bachelor dhe master tani kanë një mundësi tjetër për të eksploruar dhe pasuruar bagazhin e tyre akademik, përmes pjesëmarrjes në shkollën verore të organizuar nga Universiteti i Graz në Austri.

Rreth detajeve të aplikimit, eksperiencës në përgjithësi dhe përfitimet që do të kenë studentët nga kjo shkollë është mbajtur sesion informues në Kolegjin AAB me Artiola Kajtazi, asistente në Universitetin e Graz.

Kajtazi tregoi se organizimet e ngjashme krijojnë përvoja të veçanta dhe zgjerim të njohurive tek studentët, derisa bëjnë hapa të rëndësishëm në krijimin e shoqërive të reja dhe njohjen e kulturave të ndryshme nga popujt e botës. Ajo gjithashtu përmendi edhe mënyrën e organizimit të ligjëratave, seminareve dhe aktiviteteve rekreative për studentët pjesëmarrës.

Afati i aplikimit në këtë shkollë verore është i hapur deri me datën 31 janar 2024.

Detajet dhe informatat më të hollësishme i gjeni në: https://international.uni-graz.at/en/stays-abroad/summer-schools-short-term-programmes/

Share: