Me një organizim unik e madhështor mbahet Ceremonia e Diplomimit të Kolegjit AAB

24 Tetor 2023
With a unique and magnificent organization, the Graduation Ceremony of AAB College is held

Është mbajtur Ceremonia e Diplomimit për studentët e Kolegjit AAB të cilët plot emocione mbyllën një kapitull dhe hapën dyert për fillimin e një diçkaje të re.

Diplomimi është vulosje e rrugëtimit të tyre akademik i përcjellur me angazhim, vendosmëri dhe vullnet duke shpresuar dhe besuar në realizimin e ëndrrave të tyre për karrierë.

Emocioneve nuk iu shpëtuan as familjarët e të diplomuarve të cilët shoqëruan studentët, ndërsa iu uruan që të mbajnë konsistencën dhe të shërbejnë denjësisht në profesionet që kanë zgjedhur tashmë.

Një nga të ftuarit e shumtë special të kësaj nate ishte edhe Rifat Jashari nga familja Jashari, me rastin e diplomimit të nipit Shaban Jashari në Fakultetin Juridik.

Në këtë ceremoni rektori i Kolegjit AAB Lulzim Tafa përshëndeti të gjithë të diplomuarit, ndërsa shprehi urimet më të përzemërta për ta. Ai tha se çdo gjenerate i kushtohet rëndësi e kujdes dhe për këtë arsye ata korrin sukseset më vonë.

Në rolin e Guest Speaker gjatë kësaj ceremonie foli filantropi shqiptar me famë ndërkombëtare Lazim Destani, i cili motivoi studentët të besojnë në ëndrrat dhe të ardhmen që do ndërtojnë.

Edhe ish studentja e Kolegjit AAB Flaka Vitaku e cila ka krijuar karrierën e saj në ATV pati mesazhe të shumta për të diplomuarit, por në veçanti të shijojnë sukseset e deritanishme.

Në fund të ceremonisë të gjithë të pranishmit bënë “ritualin” e zakonshëm të diplomimit, hedhjen e kapelave. Ata uruan njëri tjetrin dhe falënderuan stafin akademik.

Kolegji AAB fillimisht falënderon secilin student që ka zgjedhur institucionin tonë si bashkudhëtarin e tyre, me të cilin kanë shënuar sukseset dhe fillimet e reja bashkë. Gëzuar ditën e diplomimit studentë të dashur, puna dhe përkushtimi juaj tashmë janë shpërblyer!

Share: