Mijëra maturantë të të gjitha komunave të Kosovës filluan kurset përgatitore për testin e maturës në Kolegjin AAB

14 Maj 2018

Janë mijëra maturantë të të gjitha komunave të Kosovës që sot janë bërë bashkë në të tre kampuset e Kolegjit AAB, në Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë, për të ndjekur Shkollën Përgatitore për Testin e Maturës 2018, që ofrohet falas nga Kolegji AAB.

Ashtu siç është planifikuar mbajtja e testit të maturës, i ndarë në dy pjesë, maturantët po ndjekin orë shtesë nga lëndët e Matematikës, Gjuhës shqipe dhe Gjuhës angleze, ku janë angazhuar mësimdhënësit më të mirë për të ndihmuar ata në përballjen me sukses në këtë sfidë.

Kurset përgatitore që kanë filluar sot në Kolegjin AAB, fillojnë nga ora 09 e mëngjesit, për të vazhduar gjatë ditës, ndërsa maturantët që vendosnin të vijojnë ato në kampusin tonë në Prishtinë kanë të siguruar edhe transportin falas nga qyteti në kampus dhe anasjelltas.

Kolegji AAB krahas kurseve përgatitore për maturë, të cilat ofrohen pa pagesë, gjatë ditëve në vijim ka përgatitur edhe një sërë aktivitetesh kulturore e sportive për maturantët, të cilat kanë për qëllim t’ ua lehtësojnë atyre sprovën e provimit final.

Kujtojmë se të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të ndjekin kurset përgatitore në AAB, mund ta bëjnë këtë edhe ditëve në vijim. Regjistrimi mund të bëhet në faqen tonë aab.social/matura, apo duke ardhur direkt në Kolegjin AAB.

Shkolla Përgatitore për Testin e Maturës, e organizuar nga Kolegji AAB, këtë vit organizohet për të dhjetin vit me radhë, ndërsa statistikat tregojnë një shkallë shumë të lartë të sukesesit në testin e maturës të atyre që kanë ndjekur këto kurse në AAB.

Share: