Muhamet Ramadani fiton medalje të argjendtë në Leira të Portugalisë

16 Mars 2022

Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, Muhamet Ramadani është kthyer me medalje të argjendtë nga Leira e Portugalisë, duke triumfuar në vendin e dytë për Kupën Evropiane të Hedhjeve.

Këtë rezultat ai e arriti si U23 në disiplinën e hedhjes së gjyles 7 kg me një rezultat prej 18.60 metra në një garë me konkurrencë të madhe.

Studentët e këtij fakulteti, përveç pjesëmarrjes arrijnë të jenë edhe fitues pothuajse në të gjitha garat e atletikës që zhvillohen në nivel vendi si dhe në gara ndërkombëtare.

Share: