Muhamet Ramadani nga Kolegji AAB zë vendin e tretë në Lojërat Evropiane Krakow 2023

22 Qershor 2023
Muhamet Ramadani from AAB College takes third place at European Games Krakow 2023

Muhamet Ramadani një nga studentët e dalluar të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, ka thyer një rekord të ri duke zënë vendin e tretë në Lojërat Evropiane Krakow 2023, Poloni. Ai hodhi gjylën në distancë 19.07 metra, në garë me 14 atletët e tjerë pjesëmarrës. Ky ishte një nga sukseset më të mëdha të Muhametit, të cilin e vlerësuan edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, duke thënë se kjo paraqitje do jetë motiv shtesë para Kampionatit Evropian U-23 që do mbahet në muajin e ardhshëm.

Muhameti është një nga shembujt më të mirë që përfaqëson denjësisht Kolegjin AAB por edhe tërë vendin!

Share: