Nderim Limani nga Universiteti Veliko Tarnovo në Bullgari mban ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

8 Nëntor 2023
Nderim Limani from Veliko Tarnovo University in Bulgaria gives a lecture to the students of AAB College

Doktoranti Nderim Limani nga Universiteti Veliko Tarnovo në Bullgari ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, në kuadër të projekteve të Erasmus+.

Kjo ligjëratë trajtonte temën e sporteve luftarake për historinë dhe praktikimin e tyre ndër vite bashkë me teknikat e vetëmbrojtjes, ndërsa zgjoi interesim të madh te studentët.

Nderimi, përveç ligjëratës, ndihmoi edhe në krijimin e lidhjes mes dy institucioneve për ligjërata dhe aktivitete të ardhshme, duke kontribuar gjithashtu në zhvillimin e njohurive për tema të caktuara.

Share: