Në AAB mbahet konferenca kombëtare “Arkitektura Bashkëkohore Kombëtare”

16 Nëntor 2017

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Arkitekturës i Kolegjit AAB, organizojnë konferencën kombëtare “Arkitektura Bashkëkohore Kombëtare”.

Punimet të konferencës do të zhvillohen për dy ditë me radhë, më 21 dhe 22 nëntor 2017, në Teatrin AAB “Faruk Begolli” , Kolegji AAB, Prishtinë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar një numër i madh i studiuesve nga fusha e arkitekturës.

Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëpresim! 

Share: