Në AAB mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”

20 Shtator 2017

Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit – FHF – Universiteti i Tiranës, Università per Stranieri di Perugia, Itali, Departamentin e Letërsisë dhe Gazetarisë – Universiteti i Elbasanit, Departamentin e Komunikimit – Universiteti Bedër-Tiranë, School of Journalism and Public Relations, Shkup dhe Institute of Communication Studies – Shkup, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Historia e medias dhe transformimet mediatike”.

Hapja solemne e punimeve të konferencës, do të bëhet të shtunën, më 23 shator 2017, në orën 10.30, në Teatrin AAB “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB, në Prishtinë, ndërsa punimet do të zhvillohen gjatë tërë ditës në pesë sesione të ndara.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar një numër i madh i studiuesve nga shumë vende të rajonit, Evropës.
Për më shumë informacione rreth konferencës, klikoni linkun zyrtar të konferencës:

http://konferencat.aab-edu.net/iccms2017/

Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Ju mirëresim!

Share: