Në degën e Gjakovës u mbajt ligjërata “Nxitja e kërkesës për drejtësi në Kosovë përmes angazhimit të shoqërisë civile”

3 Maj 2019

Studentët e Fakultetit Juridik, dega në Gjakovë ishin pjesë e ligjëratës se mbajtur në kuadër të projektit “Nxitja e kërkesës për drejtësi në Kosovë përmes angazhimit të shoqërisë civile”, i udhëhequr nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe i financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Ligjërata u mbajt nga prof.dr. Mirlinda Batalli, ndërsa qëllimi kryesor i këtij projekti respektivisht ligjërate ishte që të rrisë rolin e shoqërisë civile në Kosovë dhe të kontribuojë për qasje më të mirë në drejtësi, përmes përfshirjes qytetare në mbikëqyrjen e sistemit të drejtësisë.

Ligjërata u përmbyll me një seancë diskutimesh në mes studentëve dhe ligjërueses, për çështjet e funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Share: