Në Kolegjin AAB ka filluar punimet edicioni i II-të i workshopit “Të mësojmë të praktikojmë teknologjinë”

11 Shtator 2018

Ka filluar workshopi i II-të me radhë i organizuar nga fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB, “Të mësojmë të praktikojmë teknologjinë” në të cilin po marrin pjesë të gjithë maturantët të cilën shprehin interesim në teknologji.

Hapjen e workshopit e bëri dekani i fakultetit të Shkencave Kompjuterike prof. Jusuf Qarkaxhija i cili tha se Kolegji AAB ka filluar ta bëj traditë organizimin e këtij workshopi duke e parë interesimin e madh në edicionin e kaluar.

Pjesëmarrësit në këtë workshop gjatë ditës së sotme patën mundësinë të jenë pjesë e dy moduleve:

Moduli i parë: Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që të mësojnë konfigurimin e robotëve NAO, robotë këta që njihen si më të avancuarit në botë sa i përket veprimit.

Moduli i dytë: Në këtë modul, pjesëmarrësit mësuan si programohen lojërat kompjuterike, ku si produkt final, secili nga këta pjesëmarrës me sukses arriti të programojë një lojë kompjuterike.

Workshopi “Të mësojmë të praktikojmë teknologjinë” vazhdoi me ligjëratën speciale nga prof.dr. Ermir Rogova. Me këtë rast, pjesëmarrësit, shumica e të cilëve janë maturantë që sapo kanë mbaruar shkollën e mesme, patën mundësi edhe të bëjnë pyetje lidhur me sfidat me të cilat përballet teknologjia informative.

“Interesimi për këtë workshop është shumë i madh, teknologjia në ditët e sotme përdoret jashtëzakonisht shumë, por vetëm në mënyrë siperfaqësore e jo më thellësisht. Ky workshop i organizuar nga Kolegji AAB ka për qëllim të informojë studentët në mënyrë bazike mbi bazat e teknologjisë” tha Rogova.

Workshopi do t’i vazhdojë punimet edhe në dy ditët e ardhshme ku do të zhvillohen gjithsej 6 module si dhe në fund  të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata mbi njohuritë e tyre të fituara në këtë trajnim.

 

Share: