Në Kolegjin AAB u promovua libri “Konflikti adminstrativ instrument për kontroll të ligjshmërisë të aktve administrative”

29 Tetor 2018

Në Qendrën Mediale Universitare të Kolegjit AAB sot u promovua libri “Konflikti adminstrativ instrument për kontroll të ligjshmërisë të aktve administrative”, i autorës Xhemazie Misimi Ibrahimi, njeherësh edhe profesoreshë e Fakultetit të Administratës Publike në AAB.

Përmbajtja e librit “Konflikti adminstrativ instrument për kontroll të ligjshmërisë të aktve administrative”, mbështetet në rëndësinë e institucionit të veçantë konflikti administrative, si garancion në realizimin e të drejtave dhe interesave të qytetarëve në një procedurë të veçantë dhe nga një organ i veçantë gjyqësor dhe procedurë gjyqësore.

Në promovimin e librit folën edhe recensentët, Arsim Bajrami e Jusuf Zeneli. Ata thanë se ky libër përveç tjerash do t’ u shërbej edhe studentëve të Maqedonisë dhe studentëve në Kosovë, pasi që në këtë libër përdoren metoda krahasuese të sistemeve të ndryshme juridike të konfliktit administrative në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Francë, ShBA, etj.

Në fund të promovimit studentët patën mundësinë të bejnë pyetje lidhur me librin, për të cilat pyetje u përgjigj vet autorja e librit prof. dr. Xhemazie Misini Ibrahimi.

 

Share: