Në Kolegjin AAB u shënua 3 Dhjetori, Dita e Aftësisë së Kufizuar

3 Dhjetor 2021

Kolegji AAB në bashkëpunim me Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, ka organizuar ngjarjen “AAB Talks: Rrëfime motivuese për aftësinë e kufizuar”, për të shënuar 3 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të Atësisë së Kufizuar.

Në këtë ngjarje, Rektori i Kolegjit AAB z. Bujar Demjaha dhe Kryetari i Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar z. Bujar Kadriu nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Kjo marrëveshje ka për qëllim avancimin e pozitës së studentëve me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë në Kosovë.
Në kuadër të ngjarjes, u shpalosën tre rrëfime motivuese nga tre folës të përzgjedhur.

Znj. Sebahate Beqiri rrëfeu perspektiven e saj si nënë dhe përpjekjet e saj për të shndërruar sfidën në mision dhe kauzë.
Z. Rinor Gashi, nga perspektiva e tij personale rrëfeu për aftësinë e kufizuar si “stil jetese, e jo si tragjedi”.
Z. Labeat Fejza, nga perspektiva e tij si koleg, ndau me publikun se si ka ndryshuar botëkuptimi i tij për personat me aftësi te kufizuar, nga mëdyshjet e paragjykimet e zakonta, ne variantin ku “aftësia e kufizuar” është e fundit qe ai mund te sheh.

Kjo ngjarje, përcolli mesazhin e rëndësishëm se aftësia e kufizuar është shumëngjyrëshe dhe nuk determinon atë që mund të synosh apo arrish në jetë.

Share: