Në Kolegjin AAB, u shënua Dita Botërore e Televizionit

Studentët e Gazetarisë të Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, në kuadër të aktiviteteve të Klubit të Gazetarëve të Rinj, shënuan 21 Tetorin – Ditën Botërore të Televizionit. Me këtë rast, për studentët një prezantim të shkurtër për momentet më historike nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi i televizionit si medium e bëri dekani i Fakultetit, Resul Sinani.

Aktiviteti vazhdoi me shfaqjen e dy filmave  për studentët: “Anchorman: The Legend of Ron Burgundy” dhe “Anchorman 2: The Legend Continues” në të cilët paraqitet jeta e moderatorëve të televizionit dhe përgjithësisht prapaskenat e punës në një redaksi lajmesh në televizion, siç është konkurrenca dhe beteja për të qenë i pari në tregun mediatik.

Në përmbyllje të këtij aktiviteti, të nxitur nga prezantimi i ngjarjeve historike të zhvillimit të televizionit dhe nga përmbajtja e filmave, studentët diskutuan momentet që u kanë bërë përshtypje, pasi që filmat edhe pse janë komedi, ato kanë brenda vetes shumë simbolika, ndër të cilat edhe sfidat e grave për të depërtuar në botën e ekranit dhe pengesat që u bëhen atyre nga burrat. Po ashtu, nga diskutimi me studentët u konkludua se produkti televiziv, në kohën e internetit dhe zhvillimeve teknologjike të kohës, përmes shfrytëzimit të kanaleve të reja po arrin edhe nëpër ato grupe shoqërore në të cilat nuk ka mundur të arrinte përmes televizorit.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO