Në kuadër të fushatës kundër ekstremizmit United for Peace hapet ekspozita me punime të qytetarëve dhe të studentëve

30 Maj 2017

Në kuadër të fushatës kundër ekstremizmit United for Peace, të martën me fillim në ora 11 hapet ekspozita me punime të qytetarëve dhe të studentëve.

Ekspozita do të mbahet në objektin 5 të Kolegjit AAB, në Prishtinë.

Ftohen stafi i AAB-së dhe studentët të bëhen pjesë e kësaj kampanje, duke blerë me çmim të volitshëm piktura të realizuara gjatë periudhës së fushatës, me qëllim promovimin e paqes në vendin tonë.

Paratë e mbledhura do te shfrytëzohen për promovimin e mëtejmë të fushatës United for Peace në rrjetet sociale.

Ju mirëpresim!

Share: