Në Teatrin AAB “Faruk Begolli” organizohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove

31 Mars 2017

Me kënaqësi ju njoftojmë se Teatri AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë, më 31 mars, feston ditëlindjen e tij të parë.

Gjatë këtij viti në skenën e Teatrit AAB “Faruk Begolli” janë organizuar shumë aktivitete dhe shfaqje profesionale dhe artistike. Në repertorin e këtij teatri, ka pasur dhe ka shfaqje të qëndrueshme dhe të planifikuara pothuajse çdo ditë të javës dhe me shikues nga e gjithë Kosova. Gjithashtu, në këtë skenë kanë shfaque punën e tyre artistike edhe trupa tjera teatrore të vendeve të rajonit.

Andaj, në përvjetorin e parë të tij, dëshirojmë t’u njoftojmë për një gëzim të përbashkët, për ju dhe për ne:

nga data 5-12 shtator 2017, në Teatrin AAB “ Faruk Begolli” do të organizohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrove.

Ky festival prioritet do të ketë shpërblimin e punës së aktorëve teatror, ku do të ndahen çmimet si vijon:

Çmimi për aktorin/aktoren më e mirë e festivalit – 2000 euro

Çmimi për aktiron/aktoren më të mirë në rol episodik   – 1000 euro

Duke filluar nga sot e deri më 31 maj 2017, është i hapur konkursi për aplikim i prodhimeve teatrore.  

Pas vlerësimit të prodhimeve teatrore të cilat aplikojnë, me 15 qershor 2017 do të publikohet programi i festivalit, me shfaqjet që do të marrin pjesë dhe me informata të tjera relevante.

Me respekt

Burbuqe Berisha

Drejtore

AAB Teatri “Faruk Begolli”

 

Share: