Nesër në Kolegjin AAB filllon Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018

3 Tetor 2018

Të nderuar studentë,

Kemi kënaqësinë e veçantë t’ ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen solemne të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, i cili organizohet për herë të parë nga Kolegji AAB.

Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018, që do të fillojë nesër më datë 04 dhe do të zgjasë deri më 07 tetor 2018, në ambientet moderne të Kolegjit AAB, ka për qëllim të mbledhë botuesit më të mirë dhe më seriozë të librit jo vetëm në gjuhën shqipe.

Ndërsa, pjesë e pandashme e Panairit Vjeshtor të Librit do të jenë edhe ngjarjet kulturore që do të organizohen gjatë kohës sa do të mbahet panairi, si promovime librash, punëtori, orë letrare e takime me shkrimtarë.

Ceremonia solemne e hapjes së Panairit të Librit AAB 2018 do të mbahet të enjten, më 04 tetor 2018, nga ora 11:00 në hapësirat e Kolegjit AAB.

Ju mirëpresim!

 

Share: