Nesër në Kolegjin AAB nis edicioni i parë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022

26 Maj 2022

Në edicionin e parë të këtij panairi do të marrin pjesë rreth 50 kompani vendore e ndërkombëtare të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në pothuaj të gjitha qendrat e Kosovës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre ofrojnë shërbime edhe për vendet evropiane e amerikane.

Pjesëmarrësit e panairit do të takohen drejtpërdrejt me studentët dhe të diplomuarit e Kolegjit AAB, me ç’rast ata do të njoftohen për pozitat e lira që ofrohen nga këto kompani qoftë si internshipe apo edhe vende të lira pune.

Kompanitë që marrin pjesë në edicionin e parë të Panairit të Karrierës dhe Punësimit AAB 2022 mbulojnë të gjitha fushat studimore që ofrohen në Kolegjin AAB, duke filluar nga ekonomia, drejtësia, shkencat kompjuterike, psikologjia, komunikimi, edukimi i fëmijëve, artet, shkencat sportive, shkencat mjekësore, etj..

Panairi do të jetë i hapur gjatë dy ditëve të premten dhe të shtunën (27 dhe 28 maj 2022), ndërsa studentët e interesuar për t’ u takuar me punëdhënësit e mundshsëm, inkurajohen të përgatisin CV-të e tyre dhe të paraqiten në shtandet e pjesëmarrësve.

Share: