Ngadhnjim Tërshnjaku: Kolegji AAB është vendi ideal për studime

28 Qershor 2019

Ngadhnjim Tërshnjaku është student i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB. Ai tashmë vijon vitin e fundit të studimeve në drejtimin Marketing dhe Administrim Biznesi. Ai ende pa përfunduar studimet është angazhuar si staf profesional në Kolegjin AAB.

Ai tregon se studimet në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB i kanë ndihmuar shumë që të bëhet një ekonomist i suksesshëm. Ngadhnjimi theksoi se të bashkëpunosh me profesorët e Kolegjit AAB është nder dhe kënaqësi, sepse gjithmonë të ndihmojnë dhe të motivojnë për më shumë.

“Kolegji AAB për mua mbetet institucioni nga i cili fitova shumë njohuri. Falënderoj stafin e Fakultetit Ekonomik të cilët ishin shumë bashkëpunues gjatë gjithë periudhës së studimeve. Ajo çfarë e bën të veçantë AAB-në nga të tjerët është komunikimi i përsosur që kanë mësimdhënësit me studentët” shtoi ai.

Mesazhi i tij i vetëm është “Nëse në të ardhmen dëshiron që të jesh ekonomist i kërkuar në tregun e punës, institucioni ideal për studime është Kolegji AAB”.

Share: