Për herë të parë artisti dhe kengëtari i mirënjohur Nikollë Nikprelaj mban ekspozitën e tij personale “Tinguj Zemre” me kurator pedagogun dhe njëherit artistin Hajrush Fazliu në Kolegjin AAB.
Ky aktivitet artistik u shoqërua nga një pjesëmarrje e gjerë artistësh të mirënjohur dhe studentë të Fakultetit të Kolegjit AAB.
Ekspozita do të jetë e hapur për të gjithë vizitorët në hapësirat e Kolegjit AAB, në hollin e Teatrit “ Faruk Begolli”.
Ju mirëpresim!