Nisi punën përbërja e re e Klubit të Debatit të Fakultetit të Administratës Publike

23 Tetor 2019

Me një aktivitet simbolik të pastrimit të kampusit të Kolegjit AAB në Prishtinë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Klimës Globale, sot u inaugurua përbërja e re e Klubit të Debatit të studentëve të Fakultetit të Administratës Publike.

Në takimin e organizuar me këtë rast, dekani i Fakultetit të Administratës Publike, prof.ass.dr. Petrit Bushi, shpalosi programin e aktiviteteve dhe ngjarjeve që do të shënohen nga ky Klub gjatë këtij viti akademik.

“Aktivitetet që ju do të keni gjatë studimeve në Kolegjin AAB janë të shumta, mirëpo një gjë që vlen të theksohet e që do t’ ju përcjellë gjithmonë në AAB është padyshim libri, hulumtimi dhe njohja e historisë së vendit tonë Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ndër të tjera Bushi.

Me iniciativë të anëtarëve të Klubit, sot u ndërmorr edhe një aktivitet simbolik për pastrimin e kampusit të Kolegjit AAB në Prishtinë.

Studentët e vlerësuan këtë aktivitet si nismë shumë e rëndësishme për rritjen e vetëdijesimit dhe shtimit të kujdesit për natyrën.

“Si njerëz duhet të dimë që s’duhet hedhur mbeturina, pasi dita ditës natyra po shkatërrohet dhe na duhet vetdijësim në këtë aspekt sa më shumë”, u shpreh studenti Arnis Fushtica.

Aktiviteti i radhës i Klubit të Debatit do të realizohet në fund të muajit.

 

Share: