Njoftim për fillimin e vitit akademik 2016/17

1 Tetor 2016

Të nderuar studentë,

ju njoftojmë se të hënën, më 03.10.2016, në të tri degët e Kolegjit AAB (Prishtinë, Ferizaj e Gjakovë), do të organizohet ceremonia solemne e pritjes së studentëve të rinj.

Në Prishtinë, ceremonia do të mbahet në Teatrin “Faruk Begolli”, objekti i ri, ora 10:30
Në Ferizaj, ceremonia do të mbahet në amfiteatrin e madh të godinës universitare të AAB-së, ora 10:30
Në Gjakovë, ceremonia do të mbahet në amfiteatrin e madh të të AAB-së, ora 10:30

Ceremonia solemne e pritjes së studentëve të rinj, me datën 03.10.2016 do të bëhet vetëm për studentët e rregullt!

Për studentët me vijim të shtunën, ceremonia e pritjes së studentëve të rinj, si dhe fillimi i ligjëratave për të gjitha vitet e studimit të nivelit bachelor do të bëhet, të shtunën me 08.10.2016, nga ora 09.00.

Ligjëratat e rregullta për studentët e rregullt, të të gjitha viteve do të fillojnë nga data 10.10.2016, sipas orareve.
Oraret mund t’ i gjeni të shpallura në webfaqen e AAB-së.

Për çdo detaj më të hollësishëm, kontaktet e referentëve përkatës të fakulteteve tuaja, i gjeni në linqet në vijim:

Administratë Publike

Arkitekturë dhe Arte

Ekonomik

Gjuhë Angleze

Juridik

Kulturë Fizike dhe Sport

Komunikim Masiv

Shkenca Kompjuterike

Shkenca Sociale

Psikologji

Infermieri

 

Ju urojmë një vit të suksesshëm akademik!

Share: