Njoftim/Studentët e AAB-së në Ferizaj argumentojnë nëse liderët lindin apo krijohen

23 Shkurt 2017

Njoftim

Studentët e AAB-së në Ferizaj argumentojnë nëse liderët lindin apo krijohen

 

Prishtinë, 23 shkurt 2017– Në kuadër të aktivitetit tradicional “AAB Debates”, në Kolegjin AAB, kampusi Ferizaj, u mbajt debati në temën  “Liderët lindin apo krijohen”.

Debati, i cili u zhvillua në gjuhën angleze u zhvillua në mes të dy grupeve të studentëve, përkatësisht të Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe Fakultetit Ekonomik.

Studentët e ekonomisë:Lumbardh Maloku, Mimoza Bakiu, Ardit Ibrahimi, Dardan Avdyli dhe Fortuna Thaçi mbrojtën tezën se liderët krijohen, përballë studentëve të Fakultetit të Gjuhës Angleze: Gentiana Elezi, Besim Qerimi, Ariana Bajrami, Ardian Shabani dhe Burim Metushi, të cilët ishin për atë se liderët lindin.

Studentët e të dy fakulteteve begatuan debatin me prezantimin e fakteve dhe argumenteve nga të dy teoritë.

Drejtori i degës,  Medain Hashani, pasi shpjegoi rëndësinë e themelimit të aktivitetit “AAB Debates”, tha se planifikohet që për çdo muaj të organizojmë debate me tematika të ndryshme. “Arsyeja se përse debati është zhvilluar në gjuhën angleze është se në projektet e radhës studentët tanë do marrin pjesë në debate ndërkombëtare”, tha z. Hashani. 

Debati u organizua nga koordinatorja Roberta Bajrami, ndërsa të pranishëm ishin stafi akademik i Kolegjit AAB. 

Më poshtë mund ta shikoni debatin e plotë:

https://www.facebook.com/AAB.edu/videos/1510653038967822/

Share: