Njomza Pllana: Të studiosh për fushën e medias në Norvegji është ëndërr e çdo gazetari

16 Gusht 2019

Njomza Pllana, studente e Fakultetit të Gazetarisë në nivelin master në Kolegjin AAB semestrin e fundit të studimeve po e kryen në “NLA University College” të Norvegjisë.

Ajo shpalosë përshtypjet e saja të para për mënyrën e mësimdhëniës atje. Ndërsa, tregon se nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim në mënyrën se si ligjërojnë mësimdhënësit atje dhe në Kolegjin AAB.

“Përshtypjet e para janë shumë të mira, profesorët ligjërojnë njësoj si në Kolegjin AAB. Është më e lehtë t’i kuptosh gjërat që tashmë veç i kemi dëgjuar e ushtruar me stafin e mësimdhënësve në AAB ”, u shpreh ajo.

Tutje,
Njomza tregon dhe falënderon Kolegjin AAB që i dha mundësi për të ndjekur studimet në vendin i cili tash e shumë kohë njihet si vendi që ka më së shumti liri të shtypit.

“Kjo mundësi është jetësore! Të studiosh në Norvegji që tani është vendi i parë në botë për liri të shtypit është ëndërr e çdo gazetari”, përfundoi ajo.

Edhe Njomza si shumë studentë të tjerë të AAB-së, është përfituese e bursës që ndahet nga programi Erasmus + International Credit për studentët e Kolegjit AAB.

Share: