Nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” të interesuar për programet e shkencave mjekësore të Kolegjit AAB

17 Maj 2018

Dekani i Fakultetit të Radiologjisë, Dr. Bujar Gjikolli si dhe ai i Stomatologjisë, Dr.SC. Astrit Kuçi të Kolegjit AAB zhvilluan një aktivitet në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku para nxënësve të klasave të 12-ta prezantuan programet e Fakultetit të Stomatologjisë, Radiologjisë dhe atij të Infermierisë të këtij kolegji.

Gjatë kësaj vizite, pati shumë të interesuar nga mesi i nxënësve të klasave të 12-ta të gjimnazit “Xhevdet Doda” për programet e shkencave mjekësore që ofron Kolegji AAB.

Dekanët Gjikolli dhe Kuçi ftuan nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” që të vizitojnë Kolegjin AAB, për të mësuar më shumë rreth programeve të fakulteteve mjekësore, ku mes tjerash mund të shohin nga afër edhe punën praktike që bëhet që bëhet nëpër sallat e këtij kolegji të pajisura me laboratorë modernë si dhe me pajisje të tjera mjekësore.

 

Share: