Oda e Infermierëve të Kosovës ndau mirënjohje për Kolegjin AAB

7 Maj 2019

Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB mori pjesë në konferencën e parë vendore të organizuar nga Oda e Infermiereve të Kosovës, me moton “Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen”, ku pjesëmarrës ishin qindra infermierë nga Kosova.

Në emër të Kolegjit AAB konferencën e përshëndeti zëvendës rektori i Kolegjit AAB, prof.dr. Shemesedin Vehapi.
Ai mes tjerash tha se Kolegji AAB si lider i arsimit universitar në fushën e infermierisë po luan rol kyç në promovimin e profesionit të infermierisë, duke përkrahur dhe mbështetur odën e infermierëve të Kosovës në aktivitetet e saja të edukimit të vazhdueshëm profesional në infermieri.

Në fund të konferencës Kolegjit AAB iu nda mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që AAB ka dhënë për Odën e Infermierëve të Kosovës.

Share: