Ohio Northern University dhe Departamenti Amerikan i Shtetit mbajtën punëtorinë “Pedagogjia Ligjore” në Kolegjin AAB

Me 7 dhe 8 nëntor Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB, u mbajt punëtoria “Pedagogjia Ligjore”, e organizuar nga Ohio Northern University – ONU, në bashkëpunim me Kolegjin AAB dhe e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Ligjërues ishin Prof. Howard N. Fenton dhe Prof. Kevin Hill, nga Ohio Northern University.
Në ditën e parë morën pjesë profesorë të Fakultetit Juridik të cilët trajtuan çështjet që lidhen me pedagogjinë ligjore, ndërsa në ditën e dytë të kësaj punëtorie morën pjesë studentët e Fakultetit Juridik, me të cilët u trajtua tema “Zhvillimi kritik i aftësive të të menduarit përmes udhëzimeve interaktive”.

Në fund të kësaj punëtorie, studentëve pjesëmarrës iu ndanë certifikata.

INSTITUTI AAB
APLIKO