Organizohet Panairi i parë i punës për gjuhë të huaja në Kolegjin AAB

16 Dhjetor 2021

“Meet your potential employer” u quajt panairi i parë i punës organizuar nga Fakulteti i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB. Gjatë këtij panairi, studentët patën mundësinë të krijonin një kontakt të drejtpërdrejtë me institucionet partnere të fakultetit. Kompanitë në panair përfaqësonin profile të ndryshme dhe ofruan një gamë të gjerë profesionesh për studentët siç janë rekrutues, ekspertë gjuhe, redaktues, mësimdhënës, përkthyes, interpretë, tekstshkrues sloganesh. 

Ndër kompanitë prezente në këtë aktivitet ishin Alexander Chapman, Oxford Studio, ILG School, Britannica ELT – Edmond Ramadani, TranKos, Sutherland etj.

Përfaqësuesit e kompanive fillimisht prezantuan profilet e tyre në një bashkëbisedim shumë miqësor me studentët për të vazhduar me intervisatat individuale me secilin prej tyre.

I pranishëm në këtë panair ishte edhe rektori i Kolegjit AAB i cili u shpreh i kënaqur me këtë panair dhe me dobitë që sjellin organizime të tilla.

“Studentët pas përfundimit të studimeve, synim kryesor kanë punën dhe panairi i ditës së sotme do të jetë një rrugë e cila do ju ndihmojë të gjejnë atë se çfarë kërkojnë tutje për aftësim profesional në tregun e punës”, tha ai.

Ky panair do të jetë i përvitshëm dhe do përfshijë edhe më shumë kompani të tjera në dobi të studentëve.

Share: